Kryetari i tifo-grupit “Shvercerat”, Fatmir Jashari, ka reaguar ndaj shkrimit të fundit të kandidatit për kryetar komune në Çair, Bujar Osmani, lidhur me gjendjen e klubit. Ai i bëri thirrje politikanëve që të mos e keqpërdorin situatën për përfitime të momentit.
“Si kryetar i tifo-grupit Shvercerat, dua të bëj apel që politikanët mos të keqpërdorin gjendjen e klubit për poena politik. Sidomos këtë e them për z. Bujar Osmanin të cilin nuk e njohim prej dje. 12 vite ka qenë herë ministër e herë zv. kryeministër, asnjëherë nuk është interesuar aspak as për klubin tonë e as për ne Shvercerat. 12 vite ka treguar zero interes, prandaj sot nuk ka të drejtë morale të përmendë emrin e klubit tonë për përfitime politike,” tha ai.
Ai shtoi se klubi nuk është fletushkë zgjedhore, por histori, gjak dhe dashuri, duke përsëritur thirrjen: “Stop politizimit!”.