3.8 C
Skopje
E enjte, 12 Mars, 2026

Kryetari Ibraimi mirëpriti mysafirë të veçantë në ambientet e komunës së Haraçinës

Sot në ambientet e komunës së Haraçinës, kryetari Ridvan Ibraimi i mirëpriti nxënësit e SHFK “Abdyl Frashëri” të cilën e cilësoi si një vizitë të këndshme.

Kisha kënaqësinë që të pranoj këtë vizitë të këndshme,të nxënësve të klasës së IV të Sh.F.K “Abdyl Frashëri” nën shoqërimin e mësueseve të tyre.

Nxënësit ishin shumë kurioz të dinë për shumë gjëra rreth komunës tonë. Uroj që me këtë entuziazëm dhe me guxim të vazhdojnë rrugëtimin e jetës e të dijes.

Prioriteti jonë ishte dhe do të jetë, krijimi i kushteve më të mira në arsim duke dhënë maksimumin për fëmijët tanë.

Të ngjajshme

Të fundit