19.8 C
Skopje
E diel, 8 Shtator, 2024

“Kumari online”, Mickoski: I gjithë materiali është dorëzuar te organet hetuese për licensat ilegale

Qeveria ka dorëzuar tek organe hetuese indikacionet që kanë buruar nga interpretimi autentik i Ligjit për lojërat e fatit e që kanë të bëjnë me ndarjen sipas Qeverisë jo ligjore të licencave për lojëra të fatit online. Kryeministri Hristijan Mickoski tha se ato licenca janë dhënë me dijeni dhe leje nga ana e ish funksionarëve të lart të Qeverisë së kaluar. Sipas tij, i gjithë materiali është dorëzuar tek organet hetuese.

“Qeveria e pranoi interpretimin autentik në të cilin është konstatuar se nga viti 2017 Lotaria e Maqedonisë pavarësisht se nuk ka pasur licencë për vete ka dhënë licenca për lojëra fati për kumarin online. Ka disa funksionarë të mëparshëm të Qeverisë të cilët edhe pse e kanë ditur se kjo që kanë bërë është në kundërshtim me ligjin, kanë lejuar që këto lojëra të fatit të zbatohen duke dëmtuar qytetarët dhe buxhetin. Indikacionet janë dorëzuar në adresën e duhur dhe pres nga organet e rendit të veprojnë së shpejti”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryeministër.

Në mbledhjen e fundit Qeveria i mori licencën kompanisë që ka organizuar lojëra të fatit online mbi dyshimet për fshehje tatimi. Organi ekzekutiv konstatimin për ndarjen e licencave në kundërshtim me ligjin e dha në mbledhjen e kaluar. Vendimi i tyre bazohet në nenin 7 të ligjit për lojërat e fatit i cili obligon krijimin e vetëm një shoqate tregtare ndaj të cilës shteti, përkatësisht Lotaria Shtetërore është dominuese në pronësi aksionare prej 51 për qind. Ligji rregullon dhënien e jo më shumë se një licence dhe sanksionon bartjen e licencës nga njëra në tjetër shoqëri tregtare apo tregtari individual, edhe pse paragrafi 4 mundëson një veprim të tillë pasi dispozita i referohet “lojërave të tjera të fatit me dhënien e licencë që mund t’ia bart shoqërive tregtare.

Të ngjajshme

Të fundit