BDI, që para një viti trumbetonte “Frontin Europian”, sot garon nën një flamur të ri – “Fronti Kombëtar”, duke u rreshtuar përkrah dy figurave që përçanë Aleancën për Shqiptarët, Ziadin Sela dhe Arben Taravari, shkruan POPULLI.mk
Europa u harrua shpejt.
U harrua kur refuzoi të përkrahë lojërat e BDI-së për legjitimitet.
U harrua sepse tani në rend të parë nuk është më interesi i qytetarëve, por interesi personal i disa individëve që ndjejnë fundin e afërt politik.
Sot, BDI dhe dy ASH-të garojnë së bashku në zgjedhjet lokale.
Ali Ahmeti, i cili dikur i quante “horra”, tani përpiqet t’u ngjitet atyre, nga frika e humbjes që po troket përsëri.
Por përballë këtij “Fronti të dëshpërimit”, që ndërroi emrin por jo mendësinë, do të jetë VLEN-i, koalicioni që në vetëm një vit Qeverisje tregoi me vepra si ndihmohen komunat shqiptare – edhe ato që nuk i udhëheq vetë.
E ardhmja nuk është te rikthimi i së kaluarës, por te ata që punojnë me dinjitet për interesin publik. / © POPULLI.mk