0.8 C
Skopje
E diel, 15 Mars, 2026

Kurti: Albulena Haxhiu nuk është në pyetje – problemi është votimi i fshehtë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se zgjidhja për të dalë nga ngërçi në Kuvendin e Kosovës është votimi i fshehtë, për të cilin, sipas tij, opozita padrejtësisht dhe duke dëmtuar shtetin e Kosovës po e pamundëson kuorumin.

Pasi që është pyetur disa herë radhazi, kryeministri Kurti sot pranoi të flasë për mediat, duke thënë se Albulena Haxhiu nuk është në pyetje për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

“Albulena Haxhiu nuk është as në pyetje, as në pikëpyetje. E përgjigjja është votimi i fshehtë, për çfarë opozita padrejtësisht dhe me dëm për shtetin e Kosovës po e pamundësoj kuorumin”, tha Kurti. /kp

Të ngjajshme

Të fundit