34.8 C
Skopje
E hënë, 16 Qershor, 2025

Kurti: Derisa të formohet Kuvendi, vendi qeveriset nga qeveria në detyrë

Kryeministri në detyrë Albin Kurti akuzoi deputetët e partive të tjera për bojkotimin e votimit drejt konstitumit të Kuvendit të Kosovës.

“ Unë çdo herë shkoj që ta konstituojmë Kuvendin. Ata që vijnë, por bojkotojnë duke mos votuar, nuk e di pse vijnë. Për bindjen time, ardhja në vazhdimet e seancave dhe bojkotimi i votimit politikisht është sjellje e papërgjegjshme dhe juridikisht shkelje e Kushtetutës”, tha Kurti.

Ai shtoi se pasi të formohet Kuvendi, përgjegjësia e tij do të jetë formimi i qeverisë së re. Deri atëherë, sipas tij vendi do të qeveriset nga qeveria në detyrë.

Ai deklaratën e bëri pas pyetjeve të gazetarëve në përfundim të vënies së gurthemelit të QKMF-së në Shtime.

Të ngjajshme

Të fundit