14.8 C
Skopje
E martë, 17 Mars, 2026

Kurti i dërgon ftesë të tretë Abdixhikut për koalicion me LDK-në

Për herë të tretë, Albin Kurti ka dërguar një ftesë për kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, për t’u konsultuar për një koalicion mes dy partive.

Në kërkesën e tij, Kurti shprehet se nuk ka pasur asnjë problem me Abdixhikun dhe se koalicionet bëhen pikërisht ndërmjet atyre që kanë dallime.

“Si kryetar i LVV-së dhe kryeministër në detyrë i Republikës së Kosovës, jam i interesuar dhe i vullnetshëm për marrëveshje politike me LDK-në”, thuhet në letrën e Kurtit.

“Ne sigurisht që kemi dallime në bindje politike e në politikat qeverisëse, por koalicionet bëhen pikërisht ndërmjet atyre që kanë dallime, duke vendosur të drejtat dhe nevojat e shtetit dhe të qytetarëve si prioritet”, thuhet tutje në letër.

Ai gjithashtu ka theksuar se një bashkëpunim i tillë është i preferuar nga votuesit e dy partive.

Të ngjajshme

Të fundit