4.8 C
Skopje
E mërkurë, 4 Mars, 2026

Kurti për barrikadat: Vet i vendosën, vet i hoqën!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten ka organizuar pritjen për gazetarët me rastin e festave të fundvitit.

Teksa i falënderoi ata për bashkëpunimin e veçmas për raportimin në veri të vendit, u shpreh se ende nuk janë në gjysmë të mandatit, por për këtë periudhë ka pasur progres.

Theksoi se edhe sfidat janë evidente. Megjithatë, ai foli edhe për zhvillimet e fundit dhe nisjes së heqjes së barrikadave gjatë të enjtes, raporton Paparaci.

Ndër të tjera, Kurti tha se viti 2023 do të jetë viti i Vettingut. Për opozitën u shpreh se nuk kanë ide, përveç heqjes së TVSH-së.

“Barrikadat po hiqen, të dielën e thamë që është çështje ditësh është kur do të largohen, edhe më mirë që kjo do të bëhet pa ndërhyrjen e Policisë sonë. Vet i vunë barrikadat, vet i hoqën ato, me fjalë të tjera janë lodhur ata të cilët e bllokuan veten”, u shpreh ai.

Të ngjajshme

Të fundit