Kryeministri Albin Kurti, ka takuar Kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemin dhe nënkryetaren, Marina Bogojević dhe drejtues të drejtorive të kësaj komune.
Përmes një komunikate, bëhet e ditur se gjatë takimit u diskutua mbi qeverisjen komunale në 15 muajt e fundit, përfshirë sfidat e trashëguara dhe nevojën për investime kapitale për qasje në ujë të pijshëm, ndriçim publik dhe infrastrukturë, veçanërisht në fshatra dhe zona të thella të komunës, raporton gazeta online Reporteri.net.
“Gjatë takimit u diskutua gjerësisht mbi qeverisjen komunale në 15 muajt e fundit, shërbimet e reja, përfshirë ato që ofrohen nga agjencitë qendrore, sikurse Agjencia e Punësimit dhe Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve, dhe praktikat e mira të vendosura me udhëheqjen aktuale. U diskutua edhe rreth sfidave të trashëguara dhe nevojën për investime kapitale për qasje në ujë të pijshëm, ndriçim publik dhe infrastrukturë, veçanërisht në fshatra dhe zona të thella të komunës” thuhet në komunikatë.