6.8 C
Skopje
E hënë, 17 Mars, 2025

Kurti: Trepça po ringritet, 2,133 prona të rikthyera në emër të saj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Trepça po ringritet, ndërsa qeveria po vijon me rikthimin e pronave dhe pasurive të saj. Sipas tij, një hap i rëndësishëm në këtë proces është vendosja e Policisë së Kosovës në një nga pronat e rikthyera në veri të Mitrovicës, si dhe bartja zyrtare e 2,133 pronave në emër të Trepça Sh.A, informon POPULLI.mk

Kurti ka rikujtuar se më herët qeveria ia kishte rikthyer Trepçës edhe Terminalin Doganor, i cili vetëm në nëntor të vitit të kaluar ka shënuar rekord të të hyrave që prej rifunksionalizimit në vitin 2021.

“Kemi rritur nxjerrjen e xeheve nga minierat, kemi ulur shpenzimet dhe kemi rritur të hyrat,” tha kryeministri, duke theksuar se Trepça do të kalojë nën ombrellën e Fondit Sovran, për të siguruar investime të mëdha dhe rritje të prodhimit.

“Trepça është krenari dhe aset. Krenari që e çmojmë dhe aset që e zhvillojmë,” përfundoi Kurti, duke nënvizuar përkushtimin e qeverisë për ta rikthyer këtë gjigant ekonomik në një motor zhvillimi për vendin. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit