Vizita e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Maqedoninë e Veriut ka ngjallur jo pak debat ditëve të fundit. Kurti fillimisht do të qëndrojë në komunën e Çairit ku do të mirëpritet nga kryetari Visar Ganiu dhe kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti. Më pas do të përurohet edhe rruga “Adem Demaçi”. Mbrëmjen e sotme kryeministri Kurti do ta kalojë në Tetovën e Bilall Kasamit, ku ky i fundit ka organizuar edhe një koncert me grupin e famshëm muzikor “Elita 5”, informon POPULLI.mk.
Kryeministri Kurti kësaj radhe nuk do të takojë partitë tjera shqiptare qeveritare siq janë: PDSH,BDI,ASH dhe kjo ka nxitur jo pak debat. Diskutimet e këtyre ditëve thonë se qëllimi i vizitës së Kurtit në Çair e Tetovë është për ta përforcuar bashkëpunimin me opozitën shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Por, një gjë është e pakuptueshme. Përse Albin Kurti nuk e takon edhe Arben Taravarin, mikun e dikurshëm me të cilin kishin edhe bashkëpunim të shkëlqyeshëm mes VV-së dhe ASH-së. Mos ndoshta kjo vije si shkak i futjes së ASH-së në Qeverinë të cilën kohë më parë e kritikonte dhe dëshironte ta rrëzojë. Mirëpo një ditë më parë kryetari i ASH-së, Arben Taravari tha se Kurti është i mirëseardhur në Maqedoninë e Veriut dhe se nuk e sheh si diçka negative mos-takimin me të: “Nuk e shoh si diçka negative këtë vizitë, sepse Kurti e ka mbështetur partinë tonë që në vitin 2020”, është shprehur Taravari. / POPULLI.mk
