Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje qytetarëve që ende nuk kanë votuar, që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë sa më parë, duke e cilësuar këtë ditë si “Dita D e demokracisë”, informon POPULLI.mk
Në një mesazh drejtuar votuesve, Kurti i ka ftuar ata që të sigurohen se edhe familjarët dhe miqtë e tyre kanë marrë pjesë në procesin zgjedhor.
“Më pak se dy orët në vijim, deri në 19:00, janë vendimtare për edhe më shumë se katër vitet e ardhshme,” ka theksuar ai, duke apeluar për një pjesëmarrje sa më të lartë.
Procesi i votimit në Kosovë është në fazën e tij të fundit, ndërsa deri më tani është raportuar një pjesëmarrje e konsiderueshme nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. / © POPULLI.mk