Në Kuvend sot seancë do të mbajë Komisioni i sapoformuar anketues për rastin në onkologji ku do të ketë dëgjim të dëshmitarëve dhe ekspertëve dhe shqyrtim të akteve dhe dokumenteve lidhur me skandalin në Klinikën e universitare.
Siç deklaroi mbrëmë kryetarja e Komisionit për rastin e onkologjisë, deputetja e VMRO-DPMNE-së, Rashela Mizrahi gjatë pjesëmarrjes në emisionin Analiza në TV 24, tha se në seancë të parët që do të flasin janë ish ministri i Shëndetësisë Bekim Sali dhe më pas ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski.
Mizrahi tha se si parti politike kanë propozuar 44 dëshmitarë të cilët do të duhet të dëshmojnë në lidhje me rastin e onkologjisë.
Ministri Spasovski mbrëmë në “360 Gradë” në RTVM1 i pyetur për rastin e onkologjisë tha se pret që të vërtetohen të gjitha faktet dhe argumentet dhe në bazë të tyre të saktësohet faji sepse, siç tha, “fajtori gjithmonë ka emër dhe mbiemër”.
Ai tha se ka prova dhe se ato prova janë në Prokurorinë publike, një pjesë e atyre provave ende janë duke u shqyrtuar, janë marrë një numër i madh i materialeve, një numër i madh i pajisjeve elektronike si është bërë nxjerrja e të gjitha materialeve nga pajisjet elektronike.
