13.8 C
Skopje
E enjte, 19 Shtator, 2024

Kuzeska: Qeveria nuk ka koncept ekonomik, nuk i intereson standardi i qytetarëve

Propozimi për ngrirje të çmimeve për një pjesë të prodhimeve ose për kufizimin e lartësisë së marzhës, nesër mund të mos vendoset në seancën e Qeverisë. Kryeministri Hristijan Mickoski tha se kjo do të shqyrtohet pas takimit të ministrit të Ekonomisë dhe Punës me tregtarët dhe prodhuesit, me qëllim që të gjendet zgjidhja më e mirë me të cilën do të jenë të gjithë të kënaqur. I pyetur nëse e mbështet kufizimin e marzhës apo kufizimin e çmimeve, Mickoski duke mos saktësuar, tha se mbështet praktikën e ndalimit të pasurimit të individëve të caktuar dhe vjedhjen e qytetarëve. Por shtyrja e vendimit shkaktoi reagim nga LSDM-ja opozitare. Nga kjo parti thonë se ky është një tregues se Qeveria e Mickoskit nuk ka koncept ekonomik dhe nuk i intereson standardi i qytetarëve.

“Paralajmërimet se në mënyrë shtesë do të shtyhet miratimi i masave për ulje të çmimeve tregon se Qeveria e Mickoskit nuk ka asnjë koncept ekonomik dhe se aspak nuk kujdeset për standardin e qytetarëve. Mickoskit përfundimisht nuk i intereson se si jetojnë qytetarët. Jemi dëshmitarë se çmimet e ushqimeve çdo ditë rriten në mënyrë të pakontrolluar, ndërsa deri më tani Qeveria duhej të del me masa që përfundimisht do ta mbronin standardin e qytetarëve. Në vend që të ngrijë çmimet, ajo që e bëri Qeveria e Hristijan Mickoskit, ishte ngrirja e pagave, që është tërësisht e gabueshme”, deklaroi Bogdanka Kuzeska, LSDM. /Alsat.mk

Të ngjajshme

Të fundit