5.8 C
Skopje
E enjte, 21 Nëntor, 2024

Ky është kombi më i pasur sipas raportit të fundit

Sipas raportit të fundit të pasurisë globale të publikuar nga Credit Suisse për vitin 2022, njerëzit më të pasur në botë janë australianë. Britanikët dhe amerikanët janë shumë prapa tyre.

Raporti i Pasurisë së Popullsisë mbulon 5.3 miliardë njerëz në mbarë botën. Sipas atij raporti, pasuria e australianëve u rrit gjatë vitit 2021.
Australia ka deri në 2.2 milionë milionerë, dhe një për qind e australianëve më të pasur, sipas të dhënave për vitin 2021, zotërojnë 21.8 për qind të pasurisë së vendit.Arsyeja kryesore e rritjes së pasurisë në Australi janë çmimet e pronave, të cilat u rritën me 23.7 për qind, duke rritur pasurinë mesatare për një australian të rritur me 28,450 dollarë.

Pas Australisë, më të pasurit janë banorët e Belgjikës, Zelandës së Re dhe Hong Kongut. SHBA ka ende familjet më të pasura në vitin 2021.

Të ngjajshme

Të fundit