Rey Manaj po kalon një moment fantastik në Turqi, ku është një nga golashënuesit më të mirë të kampionatit. Duke folur për mediat turke sulmuesi ka treguar dhe “sekretin” e formës së mirë.
“Presidenti i Sivasporit ishte i pari që më telefonoi kur unë isha ende i dëmtuar. E kisha ndjekur një vit më parë këtë ekip teksa luante përballë Fiorentinës. Më pas mora disa telefonata edhe nga disa klube të tjera turke, por dëshiroja të luaja me Sivasporin, pasi i kisha dhënë fjalën presidentit. Tani mendoj se e kam bërë mirë zgjedhjen time
Tani ndihem mirë, sepse i jam dedikuar këtij sporti. E shikoj me shumë pasion. Vij në stërvitje tri-katër orë përpara dhe kujdesem shumë edhe me ushqimin. Më pëlqen që të konsumoj shumë bakllava, por e frenoj veten pasi duhet të vrapoj shumë. Preferoj ta konsumoj pas ndeshjeve. Dëshira ime është që të dërgoj Sivasporin mes pesë skuadrave më të mira në Turqi”, thotë Manaj, i cili u grumbullua nga Sylvinho për dy miqësoret që Shqipëria zhvilloi muajin e kaluar.
