1.8 C
Skopje
E shtunë, 28 Shkurt, 2026

Ky futbollist nuk është gati për “El Clasico”

Barcelona po përgatitet për një “El Clasico” ndaj Real Madridit pa njërin prej futbollistëve kryesorë të saj, Joao Cancelo.

Rivalët e vjetër do të takohen të dielën në finalen e Superkupës së Spanjës, transmeton Gazeta Express.

Xavi Hernandez zgjodhi të përfshijë Cancelon në skuadrën e tij, e cila udhëtoi për në Arabinë Saudite pavarësisht se kishte një dëmtim.

Xavi mbeti i bindur që portugezi do të jetë i gatshëm për finalen, pasi tregoi se Pedri do të luajë kundër “Los Blancos”, por mbrojtësi i krahut duket se do të humbasë përballjen e nesërme.

Sipas “Sport”, Xavi ka pranuar tashmë humbjen në përpjekjen e tij për të rikthyer Cancelon.

Kësisoj, trajneri i Barcelonës nuk pritet që të ndryshojë diçka në mbrojtje për përballjen ndaj Real Madridit, duke luajtur njësoj si në fitoren 2:0 ndaj Osasunas në gjysmëfinale.

Të ngjajshme

Të fundit