Në politikën shqiptare në Maqedoninë e Veriut, pak figura kanë lëvizur me aq lehtësi mes partive dhe qëndrimeve si Arben Taravari. Nga një bashkëpunëtor i afërt i liderëve që ia hapën dyert e politikës së madhe, ai u shndërrua në një simbol të labilitetit, duke u sjellë më shumë si një kërcyll që kërceu sa në një krah politik, sa në tjetrin, pa kurrfarë qëndrueshmërie apo koherence ideologjike!
Taravari shpesh e kamuflon ndryshimin e qëndrimeve me fjalë të bukura dhe deklarata boshe për “interesin e qytetarëve”, por historia e tij politike tregon një tjetër realitet: mungesë besnikërie ndaj partnerëve, braktisje të marrëveshjeve kur nuk i përshtaten interesave personale dhe një qëndrim politik që ndryshon sipas drejtimit të erës.
Ai nuk hezitoi të braktisë ata që dikur e ngritën në pozita udhëheqëse, duke u treguar mosmirënjohës dhe oportunist. Politika e tij nuk ndërtohet mbi parime, por mbi kalkulime momentale dhe interesa afatshkurtra.
Qytetarët kanë nevojë për liderë të vendosur, të përgjegjshëm dhe me qëndrime të qarta – jo për figurat që luajnë rolin e politikanit të pavarur, ndërkohë që llogarisin çdo hap për përfitim personal. Historia do ta mbajë mend Arben Taravarin jo për vizionin e tij, por për luhatjet dhe pabesinë në politikë. Që nga periudha e PDSH, BDSH, RDK, LR-PDSH, ASH, VLEN… !




