1.8 C
Skopje
E diel, 1 Mars, 2026

Lajmi “bombë” që tronditi Francën, Mbappe i bashkohet madrilenëve

Lajmi i “Le Parisien” që raportoi vendimin përfundimtar të Kylian Mbappe ishte një “bombë” në Francë.

Sipas medies franceze, sulmuesi i Paris Saint-Germain do të luajë për Real Madridin nga 1 korriku. Momentalisht nuk ka asnjë konfirmim nga klubi spanjoll, ndërsa në Francë padyshim që tema po debatohet shumë.

Më tej raportohet se mbetet për t’u kuptuar vetëm se kur do të shpallet zyrtarisht vendimi i transferimit të Mbappesë te “Los Blancos”.

Në javët e fundit Mbappe kishte thënë se pyetja në lidhje me të ardhmen e tij nuk do të vazhdojë deri në verë, duke nënkuptuar se para verës gjithçka do të jetë e qartë.

Kylian Mbappe mbërriti te Paris Saint-Germain në verën e vitit 2017 së bashku me Neymar. Me gjigantin francez ai shënoi 241 gola në 288 ndeshje, duke marrë parasysh të gjitha kompeticionet.

Të ngjajshme

Të fundit