Sipas parashikimeve, në vitin 2025 Shtetet e Bashkuara do të kenë një bilanc negativ migrator prej minus 650 mijë personash, ndërsa në vitin 2026 ky numër pritet të jetë minus 120 mijë. Kjo është hera e parë në gjysmë shekulli që SHBA-të përballen me një trend të tillë, ku largimet i tejkalojnë ardhjet.
Rezultatet dalin nga një studim i përbashkët i Wendy Edelberg dhe Tara Watson nga Brookings Institute (një institut kërkimor i qendrës së majtë) dhe Stan Veuger nga American Enterprise Institute. Sipas studiuesve, ky ndryshim i paprecedentë i prirjeve migratore i atribuohet politikave më të ashpra të emigracionit të ndërmarra nga administrata Trump.