Gjatë ditëve të shkuara dhe sot, ka ndodhur thuajse eksod në klubin tonë dhe është zyrtarizuar largimi i gjashtë prej lojtarëve bartës me vite të tëra, e me të cilët fituam shumë tituj të kampionit në Maqedoninë e Veriut.
Zoran Leveski është transferuar te ekipi i Arben Bajramit në kampionatin tonë, ndërsa Ismet Ceka, Erkan Seferi, Ivan Stojanovski, Erkan Shabani dhe Artan Junuzi u transferuan te skuadra e Futsal Vjosës nga qyteti i Shtimes në Kosovë.
Gjithë lojtarët, i falënderojmë përzemërsisht për kontributin e dhënë në klubin tonë gjatë viteve të shkuara dhe u urojmë shumë fat në skuadrat e tyre të reja.

