17.8 C
Skopje
E diel, 19 Maj, 2024

Latifi: Më herët shqiptarët votonin për maqedonas, sot e kanë mundësinë ta votojnë një shqiptar për President!

Sot në emsisionin PastelTV21 ka qenë i ftuar Elon Latifi nga POPULLI.mk, ku ka diskutuar me mysafirin tjetër dhe moderatorin për fushatën zgjedhore e cila po zhvillohet në Maqedoninë e Veriut në prag të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, shkruan POPULLI.mk

Latifi u shpreh se tash është koha që të votohet për njërin nga kandidatët shqiptar dhe jo si në të kaluarën kur shqiptarët ia jepnin votën kandidatit maqedonas për t’u zgjedhur president.

“Më herët shqiptarët kanë votuar për kandidat maqedonas por tash e kemi mundësinë që të votojmë për kandidat shqiptar. I kemi dy figura të ngritura intelektualisht dhe me profesion që e kanë dëshmuar veten. Kështu që i kemi dy kandidatë shqiptarë që mund t’ua japim votën lirë, ose z.Taravari ose z.Osmani, ndërsa dy frontet që ndahen si Fronti Europian dhe VLEN aty do të vendosin qytetarët.” / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit