Lëvizja Demokratike ka reaguar ndaj një liste të rrejshme për punësime, të cilën e cilëson si fabrikim nga strukturat e BDI-së që operojnë në ekzil, informon POPULLI.mk.
Në reagimin e saj, LD thekson se nuk ka përpiluar asnjë listë të tillë dhe se shpërndarja e këtyre lajmeve të pavërteta është dëshmi e obsesionit dhe frikës së BDI-së nga kalimet masive të strukturave të saj drejt Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit.
“Shtabi i rrenave i BDI-së, që ka për obligim prodhimin dhe shpërndarjen e lajmeve të rrejshme në baza ditore, ka lëshuar në qarkullim një listë të rrejshme për punësime. LD nuk është BDI dhe ne nuk kemi përpiluar asnjë listë të tillë,” thuhet në reagim.
Sipas LD-së, punësimet e shqiptarëve në vendbanimet e tyre nuk mund të kufizohen në një letër të fabrikuar, pasi ato janë të garantuara me Kushtetutë. / © POPULLI.mk