14.8 C
Skopje
E martë, 25 Mars, 2025

LDK dënohet me 88 mijë euro, PDK me 70.500 – ja sa paguajnë partitë e tjera

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka shqiptuar gjoba të konsiderueshme ndaj partive politike në Kosovë për shkelje të ndryshme gjatë procesit zgjedhor, informon POPULLI.mk

Në total, partitë janë dënuar me mijëra euro për shkelje teknike dhe për përdorimin e gjuhës së papërshtatshme në fushatë.

Sipas vendimit të PZAP, gjobat e shqiptuara janë si më poshtë:

  • LDK – 88.000 euro
  • PDK – 70.500 euro
  • LVV – 47.500 euro
  • AAK – 45.700 euro
  • Koalicioni për Familjen – 11.000 euro
  • Lista Serbe – 4.000 euro
  • DS – 4.000 euro
  • PKS – 3.700 euro
  • PLE – 3.000 euro
  • IRDK – 1.500 euro

Shumica e këtyre dënimeve lidhen me shkelje teknike dhe me përdorimin e gjuhës jo të përshtatshme gjatë fushatës zgjedhore.

Sipas rregullave në fuqi, çdo gjobë që kalon shumën 4.999 euro mund të apelohet në Gjykatën Supreme, e cila më pas vendos nëse dënimi do të mbetet në fuqi, do të ulet apo do të anulohet.

Procesi i shqyrtimit nga Gjykata Supreme do të përcaktojë fatin përfundimtar të këtyre ndëshkimeve. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit