22.8 C
Skopje
E martë, 12 Gusht, 2025

Lëkundje të tokës në Manastir, tër’met 3.9 ballë nga Greqia

Në Manastir dhe rrethinë pasdite është ndjerë tërmet me epiqendër në Greqi. Siç informon Observatori Sizmologjik në kuadër të Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore në Shkup, tërmeti u regjistrua në orën 13 e 7 minuta me magnitudë prej 3.9 ballë sipas shkallës Rihter dhe epiqendër e cila vjen nga Greqia, 165 kilometra në jugperëndim të Shkupit.

“Sipas të dhënave të deritanishme të cilat i ka në dispozicion observatori, tërmeti është ndjerë në Manastir dhe zonën përreth me intensitet prej III ballë sipas Shkallës Makroseizmike Evropiane”, theksojnë nga Observatori Sizmologjik.

Të ngjajshme

Të fundit