Lëvizja BESA po shtrinë aktivitetin e saj në gjithë Republikën e Maqedonisë së Veriut. Sot, përuruam zyrat e reja në qytetin e frymës shqiptare, në Manastir. Zyrat e Lëvizjes do jenë të hapura për të gjithë qytetarët, pa dallim përkatësie apo etnike. Para të pranishmëve theksova rëndësinë dhe forcën e qytetit të Manastirit, si qytet i rëndësishëm dhe pikënisje e ndryshimeve kombëtare. Manastirit do t’ia rikthejmë vlerën e dikurshme!
Shtëpia e Lëvizjes BESA është shtëpi e gjithë qytetarëve!
