15.8 C
Skopje
E hënë, 16 Shtator, 2024

Lëvizja BESA kremton 9 vjetorin e themelimit

Lëvizja BESA në qytetin e Manastirit sot festoi nëntë vjetorin e themelimit të partisë, e cila përkon pikërisht me ditën e alfabetit shqip. Të pranishëm në këtë organizim ishin anëtarët e kryesisë, kuvendarë, anëtarët e degës së Manastirit dhe zonës numër pesë.
Kryetari i Lëvizjes BESA mes tjerash në këtë manifestim tha se para 9 vitesh për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut u shfaq drita e shpresës, u themelua Lëvizja BESA, si një forcë politike autentike që me përgjegjësi, ndershmëri dhe përkushtim maksimal do të artikulojë këtë pozicion të nëpërkëmbur të shqiptarëve dhe do të shpalosë një vizion tjetër për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut të bazuar në dinjitetin kombëtar dhe në afirmimin e vlerave më të mira të politikbërjes.

Të ngjajshme

Të fundit