26.8 C
Skopje
E mërkurë, 13 Gusht, 2025

Lëvizja Demokratike feston 2 vjetorin, nga themelimi te qeverisja me Koalicionin VLEN

Më 13 gusht 2023 u shënua një moment i rëndësishëm në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, themelimi i Lëvizjes Demokratike. Ky subjekt i ri politik u formua nga një grup figurash dhe aktivistësh që u larguan nga BDI, me synimin për të hapur një kapitull të ri në përfaqësimin politik të shqiptarëve në vend, informon POPULLI.mk

Me në krye Izet Mexhitin, dhe të mbështetur nga përkrahës nga të gjitha qytetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Lëvizja Demokratike u prezantua si një alternativë ndryshe nga BDI, duke premtuar një qasje më të ndershme, më transparente dhe më të afërt me qytetarin.

Sot, dy vjet më vonë, Lëvizja Demokratike është pjesë e Qeverisë, duke kontribuar në kuadër të Koalicionit VLEN, i cili përfshin gjithashtu Lëvizjen Besa, Aleancën për Shqiptarët dhe AlternAtivA. Ky bashkim forcash ka synim të sjellë ndryshime të prekshme dhe reforma të thella për të ardhmen e vendit. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit