16.8 C
Skopje
E premte, 6 Mars, 2026

Lëvizja Vetëvendosje ia hapi derën dhe e bëri presidente Vjosa Osmanin

Analisti politik Xhevdet Pozhari ka reaguar me një mesazh kritik ndaj zhvillimeve të fundit politike në Kosovë, duke komentuar raportet mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe presidentes Vjosa Osmani, informon POPULLI.mk

Në një reagim publik, Pozhari ka theksuar se Osmani u largua nga partia e saj e atëhershme, ndërsa sipas tij ishte Vetëvendosje ajo që i hapi derën dhe e mbështeti për t’u bërë presidente e vendit.

Ai rikujton edhe periudhën pas zgjedhjeve, kur sipas tij Vetëvendosje i kishte bërë ofertë Osmanit që të vazhdonte bashkëpunimin në qeveri, duke argumentuar se me vetëm 66 vota në Kuvend ishte e vështirë të sigurohej edhe një mandat tjetër presidencial.

Pozhari thotë se Osmani e kishte refuzuar këtë ofertë, duke shprehur dëshirën për të qenë sërish presidente.

Sipas analistit, pas insistimit, Vetëvendosje kishte vënë në dispozicion edhe nënshkrimet për kandidimin e saj, madje jo vetëm 30 sa kërkohen, por 33.

Ai shton se aktualisht Vetëvendosje po mbështet edhe amendamentet për ndryshime kushtetuese që parashohin zgjedhjen e presidentit nga populli.

“Ma shumë se kaq, as familja e saj nuk e përkrah”, përfundon reagimin e tij analisti Xhevdet Pozhari. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit