20.8 C
Skopje
E enjte, 19 Shtator, 2024

Lëvizje me kufizime në Shkup, autobusët privat bllokuan komunikacionin (FOTO)

Udhëkryqi që gjendet te Qendra Tregtare “Mavrova” në Shkup është i bllokuar me autobusët e kompanive private në shenjë proteste ndaj politikave të reja të Qytetit të Shkupit, transmeton Portalb.mk.

“Sloboda prevoz” dje paralajmëroi që 30 autobus të kësaj kompanie dhe 300 qytetarë do të bllokojnë një nga pozitat më të qarkullueshme në kryeqytet.

Policia e Maqedonisë së Veriut dje paralajmëroi që sot prej ora 07:00 ka kufizime në bulevardin “Goce Dellçev”, “Kërste Petkov Miriskov” dhe rrugët rreth tyre.

Ata theksojnë që kohëzgjatja e protestës nuk është konfirmuar, ndërsa paralajmërohet që ajo të zgjasë deri në realizmin e kërkesave, përndryshe ditëve në vazhdim protestat do të zgjerohen në pjesët tjera të qytetit.

Ndryshe, transportuesit privatë kishin marrë premtim nga Këshilli i Qytetit të Shkupit se do të bëjë gjithçka që është në kompetencën e vet për të tejkaluar problemin, me të cilin ballafaqohen transportuesit. Kryetari i Shoqatës së transportuesve privatë “Sloboda prevoz” Lenin Jovanovski në një deklaratë për media, të dhënë pas takimit me këshilltarët e qytetit të Shkupit, tha se autobusët e transportuesve privatë nuk do të lëvizin derisa të zgjidhet problemi.

Të ngjajshme

Të fundit