1.8 C
Skopje
E enjte, 26 Mars, 2026

Lëvizjet e heshtura të Mickoskit, a po përgatitet hyrja e Selës në Qeveri ?!

Ditëve të fundit po përflitet se kryeministri Mickoski ka filluar bisedimet me Aleancën për Shqiptarët të udhëhequr nga Ziadin Sela, ndërsa largimi i Arben Taravarit nga Qeveria duket të jetë vetëm çështje kohe.

Burime të POPULLI.mk bëjnë të ditur se tashmë po bëhen kalkulime konkrete për ta zëvendësuar Taravarin në postin qeveritar, në një moment kur tensionet brenda VLEN-it kanë arritur pikën kritike. Rikujtojmë se Ziadin Sela është ai që zotëron vulat zyrtare të partisë, çka i jep atij epërsi organizative në raport me krahun e Taravarit.

Mbetet për t’u parë se si do të dalë Taravari në zgjedhje me strukturat që i ka afër, por pa mbështetjen e aleatëve të koalicionit VLEN, forca e tij politike do të vihet seriozisht në pikëpyetje. Ndërkohë, Qeveria mbetet stabile si me Taravarin, ashtu edhe pa të, por pozicioni i tij si individ politik pritet të lëkundet nëse nuk arrin të konsolidojë një bazë të qëndrueshme përballë një skeme politike që po ndryshon me shpejtësi. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit