15.8 C
Skopje
E hënë, 16 Shtator, 2024

Liga e Kombeve / Shqipëria përballë rivalit të vështirë, Ukrainës

Shqipëria luan mbrëmjen e 7 shtatorit takimin e parë të vlefshëm për Ligën e Kombeve ndaj Ukrainës, në ora 20:45 në stadiumin “Epet Arena”.

Kjo përballje me shumë mundësi do të jetë edhe më e fortë sesa e parashikon Sylvinho. Trajneri i Shqipërisë tha se Ukraina është një rival shumë I vështirë, ndërsa përtej formës së tanishme të skuadrave, ne kemi kundër edhe historinë.

Në gjashtë ndeshje të luajtura ndaj ekipit që dikur kishte në fushë të tillë si Blohin apo Shevçenko, Shqipëria ka mundur të marrë vetëm një pikë, veç një barazim.

Pesë, pra janë humbje.

Gjithçka nisi në mars 1997, në ndeshjen e luajtur në fushë asnjanëse në Granadë të Spanjës, pasi në Shqipëri ishte periudha e trazirave të mëdha. Edhe pse në fushë ishin Shevçenko dhe trajneri I sotëm ukrainas, Rebrov, përfundimi ishte 1-0, me gol pikërisht të Rebrovit.

Edhe ndeshja e dytë në Stadiumin Republikan të Kievit u mbyll 1-0, dhe përsëri realizoi Rebrov. Barazimi I vetëm është jashtë fushe, në Ukrainë, në ndeshjen eliminatore të Kupës së Botës luajtur në stadiumin “Meteor” në Dnipro.

Rezultatin 2-2, skuadra e drejtuar nga trajneri Brigel e arriti falë dy golave të sulmuesit Erion Bogdanit.

Vlen të thuhet se dy ndeshjet e fundit ishin miqësore, e para në stadiumin e Bergamos, një përgatitje për finalet e Europianit francez, në 3 qershor 2016, dhe Ukraina fitoi 3-1.

Sadiku shënoi për kuqezinjtë. Ndeshja e fundit, në periudhën e turbullt të Panuçit, humbje 1-4 në Zvicër në qershor 2018.

Të ngjajshme

Të fundit