27.8 C
Skopje
E hënë, 16 Qershor, 2025

Likova në udhëkryq politik, Erkan Arifi në pikëpyetje ndërsa BDI përballet me përçarje të mundshme

Zgjedhjet lokale po afrohen dhe komuna e Likovës duket se do të jetë një nga betejat më të ashpra mes VLEN-it dhe BDI-së, pas Çairit dhe Sarajit, informon POPULLI.mk. 

Në qendër të vëmendjes është emri i Erkan Arifit, aktualisht një nga figurat më të pëlqyera nga banorët e kësaj komune, por që pozicioni i tij mbetet në pikëpyetje.

Përkundër mbështetjes së gjerë që gëzon në terren, ende nuk është e qartë nëse BDI do ta përkrahë Arifin si kandidat për mandatin e ardhshëm. Ajo që e ndërlikon situatën është roli gjithnjë e më i theksuar i Arben Taravarit në prapavijë, i cili pas largimit nga VLEN tashmë shihet si bashkëpunëtor i afërt i BDI-së.

Kjo aleancë joformale ka filluar të ngjallë dyshime dhe pakënaqësi brenda degës lokale të BDI-së në Likovë, ku disa anëtarë shprehin hapur shqetësimin për përzgjedhjen e kandidatit dhe ndikimin e faktorëve të jashtëm. Pyetja që ngrihet është se a mund të përçahet edhe Dega e BDI-së në këtë komunë ashtu si është duke ndodhur në Çair?

Ndërkohë, VLEN-i po vëzhgon zhvillimet me vëmendje, me synimin për të shfrytëzuar çdo çarje në radhët e kundërshtarit. Nëse BDI nuk arrin të konsolidojë strukturat dhe të përzgjedhë një kandidat që gëzon besimin e bazës, ekziston mundësia reale që VLEN-i ta rrëmbejë këtë komunë në zgjedhjet që po afrohen. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit