1.8 C
Skopje
E mërkurë, 31 Dhjetor, 2025

Limaj reagon pas zgjedhjeve: Nuk kemi asnjë arsye të ulim kokën

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj është deklaruar për herë të parë pas rezultatit të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Në votimet e së dielës, ai nuk e kaloi pragun zgjedhor me partinë që e drejton.

Në postimin e tij në Facebook, Limaj ka falënderuar të gjithë për çdo votë, transmeton Klankosova.tv.

“Në këtë fundvit, ju falënderoj nga zemra për çdo votë, për çdo mbështetje dhe për çdo rreshtim të ndershëm në këtë rrugë që e bëmë bashkë. Kjo nuk ka qenë një rrugë e lehtë.Por ka qenë e drejtë”.

“Dhe ajo që ka më shumë vlerë se çdo rezultat është fakti se kemi qëndruar drejt, me kokën lart dhe me besim në atë që përfaqësojmë”.

Ai ka shtuar se gara e së dielës u zhvillua në rrethana të veçanta dhe me një mobilizim të jashtëzakonshëm.

“Por përtej çdo shifre, ajo që mbetet është mbështetja juaj dhe bindja jonë se kjo rrugë ka kuptim dhe vazhdimësi.Teksa mbyllim një vit të vështirë dhe hyjmë në një vit të ri, dua ta them qartë: viti që vjen na pret me punë, me organizim dhe me përgjegjësi edhe më të madhe”.

“Na pret me përkushtim dhe me ecje të sigurt drejt qëllimeve tona.Ne mbetemi të bindur se Kosova ecën përpara vetëm me bashkim, me pjekuri dhe me një vizion të qartë për të ardhmen. Prandaj, nuk kemi asnjë arsye të ulim kokën”, shkroi kreu i Nismës, transmeton Klankosova.tv

Ai tha mes tjerash se çdo votë është amanet dhe çdo përkrahës është forcë.

“Kjo është një etapë që na obligon të jemi edhe më të përgatitur. Ajo që kemi ndërtuar deri këtu nuk ndalet, por forcohet”.
I pari i Nismës njëherësh iu ka uruar të gjithëve ndërrimin e motmoteve.

“Ju uroj një Vit të Ri me shpresë, energji të re dhe besim në Kosovën tonë”.

Të ngjajshme

Të fundit