13.8 C
Skopje
E hënë, 2 Mars, 2026

Limani: Katër bixhozxhinj që bashkuan kuletat për të sheshuar humbjet!

Në një reagim të fortë kundër udhëheqësve të VLEN, Fatmir Limani ka akuzuar liderët për premtime të parealizuara, marrëveshje të shkelura dhe një drejtim që, sipas tij, i ngjan më shumë një lufte për shpëtim sesa një misioni të përbashkët.

Limani përshkroi situatën brenda koalicionit me metafora të forta:

  • Katër vëllezër që filluan ndërtimin e një “kulmi të përbashkët”, por përplasjet e brendshme po i bëjnë të ndajnë muret.

  • Katër bixhozxhinj që bashkuan kuletat për të sheshuar humbjet, duke zënë hiset e pamerituara në “pazarin e lojës”.

  • Katër udhëtarë që përdorin njëri-tjetrin si “gomar pa samar”, derisa të këputen këmbët.

  • Katër shefa që ngarkojnë punëtorët me dyfishin e punës së tyre.

  • Katër bisha dhe katër gjela që nuk arrijnë të rregullojnë as marrëdhëniet minimale mes tyre.

  • Katër “namuzlinj” me pretendime të mbretërore dhe katër anë të botës që nuk takohen kurrë.

Limani shtoi se dy nga udhëheqësit, si “Si’amez”, po nxisin përçarje për të marrë pjesë të pakta të pushtetit, duke minuar bashkëpunimin e përbashkët.

Ai përfundoi me një paralajmërim të qartë: “Ky bashkim është për të shpëtuar lëkurën e shqyer të disa liderëve, por po përfundon me shkatërrim të koalicionit dhe besimit të qytetarëve”.

Deklarata e Limanit vjen në një moment kur koalicioni VLEN po përballet me sfida të brendshme dhe kritika për menaxhimin e brendshëm dhe strategjinë politike.

Të ngjajshme

Të fundit