15.8 C
Skopje
E hënë, 16 Shtator, 2024

Liqenet akumuluese në Kumanovë përplot me ujë

Ashtu edhe siç parashihej, pas reshjeve të vonshme të borës dhe shirave të fundit në malësinë e Karadakut, të dy liqenet akumuluese i Gllazhnjës dhe Likovës janē mbushurur përplot.

Madje uji tepricë për shkaqe sigurie po derdhet nga portat e hapura. Ky është një fakt që gëzon të gjithë qytetarët e Kumanovës sepse do të ketë sasi të mjaftueshme të ujit si për pije, poashtu edhe për ujitjen e sipërfaqeve bujqësore.

“Me kohë arritëm ti mbyllim kanalet përmes të cilëve rridhte uji, që ndikoi që të kemi liqene përplot me ujë. Me këtë janë krijuar kushte që tërë vitin ta furnizojmë me ujë NP “Ujësjellësi”, e cila e furnizon qytetin me ujë të pijshëm” – na njoftoi drejtori i Ekonomisë së ujrave “Fusha e Kumanovës dhe Likovës”, Oliver Ilievski.

Vlenë të theksohet nga data 14 prill është vënë në funksion sistemi për ujitjen e sipërfaqeve bujqësore, për çka janë paraparë edhe disa projekte.

“Kemi proekte për të dy liqenet, por edhe proekt për rikonstruimin e degës së katërt të hidrosistemit, realizimi i të cilit shpresojmë të fillojë gjatë këtij viti” – tha Oliver Ilievski.

Ndryshe të dy liqenet akumuluese disponojnë një kapacitet prej rreh 26 milion metra kubë ujë, nga të cilët 24 milionë Liqeni i Gllazhnjës dhe mbi 1.8 milion Liqeni i Likovës.

Të ngjajshme

Të fundit