Shtetet e Bashkuara të Amerikës deri tani kanë përfshirë në listën e zezë tre figura të larta nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), shkruan POPULLI.mk
Bëhet fjalë për:
Artan Grubi – Ish Zv.Kryeministër i parë dhe shef i kabinetit të Ali Ahmetit e poashtu një ndër eksponentët kryesorë të BDI-së, i cili përballet me akuza për përfshirje në korrupsion të konsiderueshëm duke pranuar ryshfet për të minuar proceset gjyqësore të lidhura me dënimin penal të Sasho Mijallkovit dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare. Gjithashtu në listën e zezë janë edhe ish-deputeti Xhevat Ademi dhe kryetari i komunës së Strugës, Ramiz Merko.
Kjo masë nga autoritetet amerikane vjen si pjesë e përkushtimit për të luftuar korrupsionin dhe për të promovuar transparencën në Ballkanin Perëndimor. Përfshirja e këtyre emrave në listë është një goditje e rëndë për BDI-në dhe mund të ketë pasoja serioze në skenën politike të Maqedonisë së Veriut.
Tashmë, pritet që kjo ngjarje të shkaktojë reagime të shumta në opinionin publik dhe të rihapë debatin për luftën kundër korrupsionit në vend. / © POPULLI.mk