Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi njoftoi se Fronti Europian do të ketë kandidat për kryetar të Qytetit të Shkupit në zgjedhjet lokale, përcjell TV21.
Ademi tha se emri i kandidatit pritet të bëhet i ditur ditëve në vijim.
“Për Qytetin e Shkupit, BDI dhe koalicioni i gjere të cilin ne e përbëjmë, do të ketë kandidatin e vetë, ka mbetur që emrat e kandidatëve dhe për komunat e tjera, përfshi edhe për Qytetin e Shkupit, që të konfirmohen në organet partiake dhe organet e partive të cilat e përbëjnë koalicionin e gjere”, theksoi Ademi.
Ademi tha se në zgjedhjet e tetorit, Fronti Europian, bashkë me ASH-Taravari, do të kenë kandidatë të përbashkët, por edhe lista të përbashkëta për këshilltarë.
“Tashmë ka marrëveshje mes Frotnit Europian, mes kryetarit Ahmeti dhe kryetarit Taravari për pjesëmarrje të përbashkët në këto zgjedhje, kështu që do të kemi edhe kandidatë të përbashkët dhe lista të përbashkëta për këshilltarë”, theksoi Ademi.




