1.8 C
Skopje
E diel, 28 Dhjetor, 2025

Liverpool deklason Tottenhamin dhe i afrohet titullit të 20-të kampion

Liverpool ka deklasuar skuadrën Tottenham sot me rezultat 5:1, në ndeshjen e xhiros së 34-të të Premier Ligës dhe pothuajse ka siguruar titullin e 20-të të kampionit.

Deri në përfundim të këtij edicioni të garave janë edhe katër xhiro dhe ‘të kuqtë’ tashmë kanë 15 pikë më shumë se ndjekësi Arsenal në pozitën e dytë.

Megjithatë, ishin mysafirët ata që erdhën në epërsi në “Anfield” në minutën e 12-të me golin e DominicSolanke, pas asistimit të James Maddison.

Skuadra vendëse barazoi shifrat katër minuta më vonë përmes Luis Diaz pas asistimit të Dominik Szoboszlai. Në minutën e 24-të, Alexis Mac Allister shënoi për epërsinë e parë në ndeshje për Liverpool, pas asistimit të Ryan Gravenberch.

Holandezi Cody Gapko dhjetë minuta më vonë ngriti epërsinë në 3:1, me të cilin rezultat të dyja skuadrat shkuan në pushime.

Sulmuesi egjiptian Mohamed Sallah në pjesën e dytë shënoi golin e katërt në minutën e 63-të, pas asistimit tjetër të Dominik Szoboszlai.

Epilogun prej 5:1 e vendosi Destiny Udogie duke shënuar autogol në minutën e 69-të.

Të ngjajshme

Të fundit