Muajt e fundit komuna jonë është përfshirë fuqishëm në agjendën e keqbërësve.
Kryetari aktual i Drenasit dhe kandidat i pavarur edhe për një mandat ka thënë se fitorja e tij po konfirmohet në çdo takim.
Ai kështu është shprehur pas një takimi që ka mbajtur në fshatin Llapushnikë.
Lladrovci ka akuzuar zyrtarët e PDK-së që sipas tij, që qytetarët i duan vetëm e për zgjedhje.
“Qytetarët e Llapushnikut heroik, ishin mikpritës të vizionit me 101 arsye “Për Drenasin Kampion”, bashkë me bartësen e listës, Laureta Thaqi dhe kandidatët tjerë të listës tonë të fitores. Tubimi mund të përshkruhet shkurt: Tubim madhështor!Drenasi është mikpritës, është komunë e qytetarëve të mirë, të urtë e atdhetarë, të dëshmuar në të gjitha fazat e historisë, në zemrën e Kosovës. Muajt e fundit, komuna jonë është përfshirë fuqishëm në agjendën e keqbërësve, të kreatorëve të “Dadës Razë”, të atyre që qytetarët tanë i duan vetëm për zgjedhje e për votime symbyllur, me qëllim të devijimit të vullnetit qytetar, por, kot e kanë. Tubimet tona masive, çdo ditë po i demantojnë përçarësit që fshehen prapa vlerave të heronjve tanë të luftës dhe paqes, duke tentuar ata t’i përvetësojnë, por, qytetarët e dinë se kush mund t’i përfaqësojë ato vlera e kush jo”, ka shkruar ai në Facebook.
Burimi: botasot.info