13.8 C
Skopje
E enjte, 12 Mars, 2026

Lladrovci: Gara ime nuk është me Petrit Hajdarin, por me kryesinë e PDK-së

Ramiz Lladrovci, kandidat edhe për një mandat në komunën e Drenasit ka shprehur qartë se shumë anëtarë të PDK-së kanë shprehur mirënjohje për punën e tij si kryetar dhe se do ta mbështesin edhe për një mandat, informon POPULLI.mk

“Sigurisht se e kam të vështirë të dalë kundër logos së PDK-së dhe ‘Dadës Razë’, por qytetarët ‘Dadën Razë’ nuk e votojnë në Drenas. Petrit Hajdarin e vlerësoj për punët të cilat ndonjëherë i ka bërë në jetë, por nuk kam garë unë me Petrit Hajdarin. Unë kam garë me kryesinë e PDK të emëruar nga kryetari, që janë rroktarë në PDK dhe nga akterë të komunave tjera e sidomos nga akterë të Skenderajt. Unë nuk kam garë me Petrit Hajdarin.” është shprehur Lladrovci. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit