Drilon Lleshi nga BDI i ftuar në Pastel nuk është pajtuar me kolegun e tij, ish bashkëpartiakun Jetmir Asani, ku tha se në BDI nuk i është dhënë hapësirë dhe nuk është dëgjuar zëri i rinisë, informon POPULLI.mk
Lleshi: “Në opinionin e gjerë BDI-ja njihet si parti e cila i jep vëmendje rinisë apo i jep hapësirën e posaçme, qoftë ajo në nivelin ekzekutiv apo qoftë ajo në nivelin lokal. Pra rastin konkret e kemi këtu afër Jetmirin i cili është kryetar i Këshillit komunal, e në atë kohë ishte pjesë e BDI-së, nënkryetar i Forumir Rinor.”
© POPULLI.mk