4.8 C
Skopje
E premte, 13 Mars, 2026

Lloga takoi prokurorin amerikan, Brus Shvarc

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, në Shibenik realizoi takim bilateral me Brus Shvarc, Zëvendësndihmës Prokurori Publik dhe Këshilltar për Çështje Ndërkombëtare në Departamentin e Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

LEXO MË SHUMË:

Lloga dhe Shvarc biseduan lidhur me bashkëpunimin në nivel global në luftën kundër krimit kompjuterik. Teknologjia është duke ndryshuar në mënyrë shumë të përshpejtuar dhe me këtë edhe struktura e krimit. Shtetet duhet t’i ndjekin ndryshimet e këtilla dhe ta hetojnë, ta gjurmojnë e zbulojnë krimin.

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, shprehu falënderim ndaj SHBA-ve për bashkëpunimin e deritanishëm, posaçërisht në pjesën e ndihmës nëpërmjet të ekspertëve në Ligjin për Kodin Penal (LKP), me theks të veçantë në nenin për dëshmi në formë elektronike.

Në takim u bisedua për nismën për lidhjen e marrëveshjes për ekstradim. Ministri u falënderua për trajnimet në polici, gjyqësor dhe prokurori. Për vendin tonë me rëndësi të madhe është edhe ndihma nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për procesin e digjitalizimit, sigurisë kibernetike, luftën kundër narkotikëve dhe trafikimit të qenieve njerëzore.

Në këtë takim, Ministri, Krenar Lloga, mori ftesë për vizitë zyrtare në Departamentin e Shtetit të SHBA-ve. Bashkëpunimi dhe partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme.

Të ngjajshme

Të fundit