20.8 C
Skopje
E hënë, 28 Prill, 2025

LSDM: Është turp që Siljanovskën ta falënderojnë kr:minelët

Nuk ndalen reagimet në opinion për vendimin e presidentes Gordana Siljanovska Davkova për faljen e personave që kanë kryer vepra të rënda kriminale mes të cilëve edhe një person nga grupi mafioz i njohur si Baron. Partnerët e qeverisë nga VLEN, Bilall Kasami tha se nëse vërtetohet se personat që janë të falur kanë kryer vepra të rënda, presidentja do të ndërmarrë masa.

Ministri i shëndetësisë Arben Taravari tha se nuk ka informacion se cilët persona janë të falur.

Me kritika të ashpra sot dolën edhe nga LSDM. Thonë se është turp që presidentja të tregojë se për cilët persona bëhet fjalë duke ia hedhur fajin Komisionit për falje. Është turp, thonë nga partia opozitare, që kriminelë ta falënderojnë publikisht.

Dje presidentja Siljanovska për TV21 deklaroi se ajo ka vepruar sipas veprave të kryera, duke mos i marrë parasysh personat që i kanë bërë. Andaj fajin ia hodhi komisionit duke thënë se vendimi për atë se kush do të falet varet nga ky organ.

Të ngjajshme

Të fundit