32.8 C
Skopje
E mërkurë, 11 Qershor, 2025

LSDM: Maqedonia e Veriut përballet me rritje enorme të çmimeve

LSDM-ja opozitare akuzon se ndërsa Maqedonia e Veriut përballet me rritje enorme të çmimeve, Qeveria ka vendosur që të rrisë pagat e zyrtarëve. “Për punëtorët dhe qytetarët përsëri nuk ka asgjë. Sipas të dhënave të fundit të Entit Shtetëror për Statistika, inflacioni vjetor në maj shënon 3,3%, që përbën rritje krahasuar me prillin kur ishte 2,6%. Inflacioni mujor është 1,5% më i lartë sivjet”, theksojnë nga LSDM. Sipas social demokratëve, qeveria nuk ka vizion ekonomik, nuk ka strategji por vetëm interesa personale. “Qytetarët nuk mund më të jenë viktima të pa aftësisë dhe arrogancës së kësaj qeverie”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Të ngjajshme

Të fundit