17.8 C
Skopje
E diel, 8 Shtator, 2024

Lulzim Tafa promovoi librin e ri “Rivali i Adamit”

Ka dalë nga shtypi libri poetik “Rivali i Adamit” i autorit Lulzim Tafa. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Tafa përmes një postimi në Facebook.

“Të dashur miq, doli nga shtypi libri im më i ri, për mua si autor është gëzim kurse për lexuesit nuk e di, shpresoj!”

Ndërsa recensenti i librit, shkrimtari dhe studiuesi Rrahman Paçarizi, ka shkruar se përmbledhja e poezive “Rivali i Adamit” e konfirmon edhe një herë, pas krejt çmimeve e çmuarjeve, poetin Lulzim Tafa.

“Përfundimisht me këtë përmbledhje, Lulzim Tafa dëshmon siguri në të shkruarit e poezisë, guxim për trajtimin e temave në mënyra ndonjëherë tronditëse, duke shpërfillur masat dhe besimet, dhe rikonfirmon një stil krejt të veçantë të të shkruarit të poezisë, pa u kornizuar brenda teorish letrare dhe pa u ndikuar nga modele të të shkruarit”, ka shkruar Paçarizi.

Libri do të mund të gjendet në shitje këtë javë në libraritë kryesore të Prishtinës.

 

 

Burimi / Klankosova.tv

Të ngjajshme

Të fundit