Lidhja Demokratike e Kosovës ka nominuar kryetarin Lumir Abdixhikun kandidat për kryeministër në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit. Pas mbledhjes së Kryesisë, Abdixhiku tha se LDK do të garojë e vetme, por lista do të mbetet pjesërisht e hapur për aleatë të mundshëm.
Ai përmendi gatishmërinë për bashkëpunim me Fatmir Limajn dhe parti të tjera të vogla, si Demokristianët, Partinë e Drejtësisë dhe Aleancën e Pacollit.
Në zgjedhjet e fundit parlamentare, LDK doli forca e tretë pas Vetëvendosjes dhe PDK-së.
