5.8 C
Skopje
E enjte, 5 Dhjetor, 2024

Mallorca i kërkon 40 milionë euro për Vedat Muriqin

Paraqitjet e shkëlqyeshme të këtij fillim-sezoni e kanë rritur dukshëm vlerën e kartonit të Vedat Muriqit. Mallorca ua ka bërë të qartë ndërmjetësuesve të saj: do ta shiste përfaqësuesin kosovar vetëm për 40 milionë euro

Vedat Muriqi është bërë njëri prej yjeve të La Ligas.

Futbollisti kosovar po shkëlqen në fanellën e Mallorcas këtë fillim-sezoni.

28 vjeçari i ka realizuar 6 gola nga 10 sa i ka shënuar krejt ekipi, më saktësisht 60 për qind të golave.

Ai madje është golashënuesi i katërt më i mirë në kampionatin spanjoll, duke i lënë prapa yjet si Benzema, Griezmann, Morata e Cavani.

E kjo ka bërë që edhe vlera e kartonit të futbollistit prizrenas të rritet.

Sipas mediave spanjolle, respektivisht portalit “futboldesdemallorca”, përcjell “Gazeta Express”, Mallorca e ka bërë të qartë kërkesën fikse për lojtarin.

Klubi spanjoll e ka rritur së fundmi klauzolën e shkëputjes së kontratës me Muriqin.

Për ish-futbollistin e Lazios, klubi ishullor i kërkon hiç më pak se 40 milionë euro.

Drejtuesit e Mallorcas ua kanë bërë me dije ndërmjetësuesve s’e s’do të hiqnin dorë nga “Pirati” për një shumë më të ulët se kjo.

Mallorca synon ta mbajë ish-futbollistin e Rizesporit dhe Fenerbahçes për një kohë të gjatë.

Por, një ofertë e parefuzueshme do të bënte që drejtuesit e klubit t’i ngrisnin duart lart, shkruan “Gazeta Express”.

Mbetet të shihet nëse do të arrijnë oferta për Muriqin gjatë janarit apo në verën tjetër.

Përfaqësuesi kosovar nga ana e tij ndihet mjaft rehat në Mallorca, por futbollit nuk i dihet kurrë.

Të ngjajshme

Të fundit