Xhirona është një nga surprizat e këtij sezoni. Klubi modest është në krye të La Liga-s dhe po shkëlqen nën drejtimin e trajnerit Miçel. Duke folur në “Cadena SER”, gazetari Bruno Alemany paralajmëroi ndryshimet e reja.
“Kjo do të thotë se disa lojtarë dhe trajneri së shpejti do të largohen. Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Miçel është një trajner i madh dhe i përmirëson lojtarët në një mënyrë që të tjerët nuk janë të aftë. Për momentin Miçel ka bërë më mirë se Çavi. Nëse Guardiola në qershor do të thoshte ‘nuk vazhdoj më’… Mançester Sity, ata do të konsideronte Miçellin, me siguri”.
Sikue Rodrigez gjithashtu tha në emision: “Ne intervistuam Ferran Sorianon në SER dhe ai na tha se Miçel ishte një trajner shumë, shumë i vlerësuar brenda grupit të Mançester Sitit”.
Dhe Santi Himenez deklaroi: “Dhe duket se Guardiola dhe Miçel janë shumë miq. Ata u takuan një ditë, patën një nga vaktet e Pepit si ai me Bielsan. Folën për rreth një orë”.