20.8 C
Skopje
E enjte, 19 Shtator, 2024

Man City – Inter, supersfida që përfundoi pa gola

Këtë të mërkurë u zhvilluan ndeshjet e radhës në Champions League. Dortmund fitoi 0-2 ndaj Clubbe Brugge, falë dy golave të talentit anglez Gittens.

Ashtu siç pritej, Interi dhe Manchester City zhvilluan një supersfidë, por nuk pati fitues, pasi ndeshja u mbyll me shifrat 0-0. Si zikaltërit, ashtu edhe të besuarit e Guardiolës patën rastet e tyre, por pa i përkthyer dot në gol.

PSG kaloi 1-0 pengesën Girona. Goli i vetëm i takimit të mbajtur në Paris u realizua nga Mendes. Në sfidën tjetër, Celitc fitoi 5-1 me debutuesit e Slovan Bratislava.

Të ngjajshme

Të fundit